a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetTym dhe panik në Elbasan, kazanët e mbeturinave përfshihen nga flakët

Tym dhe panik në Elbasan, kazanët e mbeturinave përfshihen nga flakët

Tym dhe panik në Elbasan, kazanët e mbeturinave përfshihen nga flakët

Kazanët e mbeturinave në bulevardin Aqif Pasha në afërsi të një supermarketi te kryqëzimi i 1 majit në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët njëri pas tjetrit mbrëmjen e kësaj të marte.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe është ndihmuar nga përmbajtja plastike dhe era. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi, të cilat krijuan shqetësim te banorët e zonës.

 

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët. Ende nuk dihen shkaqet e  vërteta të zjarrit në kazanët e mbeturinave.

Një nga pistat  kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme dhe po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment