Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Gramshit, pranë fshatit Qerret.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Gramshit, pranë fshatit Qerret.
Dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Opel, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar pasojë tragjike.
Si pasojë e aksidentit, një 50-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, dy persona të tjerë që ndodheshin në mjetet e aksidentuara kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e rrugës mund të kenë ndikuar në përplasjen fatale.