a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiVirozat gripale paraqesin situate normale ne rrethin e Gramshit. / Video

Virozat gripale paraqesin situate normale ne rrethin e Gramshit. / Video

Virozat gripale paraqesin situate normale ne rrethin e Gramshit. / Video

Virozat gripale paraqesin situatë normale në rrethin e Gramshit. Këtë e tregojnë të dhënat që japin mjeku i familjes dhe qendrat sociale shëndetsore. Sipas mjekes Ermira Bici Kastrioti në qendrën social shëndetsore ku punojnë 6 mjeke të familjes dhe që mbulon 12 mijê banorë çdo ditë paraqiten për vizita mjekësore 15 deri në 20 persona krysisht mosha e tretë.
Në raport me vitin e kaluar numri i të prekurve nga virozat është ulur ndjeshëm. Kjo edhe për arsye të mbrojtjes nga vaksinat anti-grip që kanë bërë. Personat e prekur paraqiten me të vjella, temperaturë, dhimbje fyti dhe dridhje trupi dhe ndodh më tepë nga të sëmurët me sëmundje kronike.
Mjekja Bici u bën apel qytetarëve që të mos nënvlerësojnë shenjat që japin virozat gripale të paraqiten menjëherë te mjeku e familjes.
Edhe në urgjencën e spitalit bashkiak Gramsh numri i urgjencave me virozat gripale nuk shkon më shumë se 5 vizita në ditë.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment