a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetNëna e Martin Canit mes lotësh në protestë: Të japin dorëheqjen nga shkolla e deri te ministrja

Nëna e Martin Canit mes lotësh në protestë: Të japin dorëheqjen nga shkolla e deri te ministrja

Nëna e Martin Canit mes lotësh në protestë: Të japin dorëheqjen nga shkolla e deri te ministrja

oriana Cani, nëna e 14 vjeçarit, Martin Cani që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli  në kryeqytet, iu bashkua marshimit protestë të organizuar këtë të mërkurë në Tiranë.

Me lot në sy, Floriana kërkoi drejtësi për djalin e saj që gjeti vdekjen tragjikisht, ndërsa bëri fajtor shkollën dhe institucionet që po përpiqen sipas saj, të fshehin ngjarjen.

Përpara ministrisë së Arsimit, nëna e Martinit kërkoi dorëheqjen e ministres Manastirliu dhe kryeministrit Rama, si dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje.

E kam rritur me vuajte, kam ndenjur pa punë që ta rris e ta edukoj Martinin. Më morën shpresën e jetën, gjithçka që kisha. Kërkoj të japin dorëheqjen, kush është ai që s’e mbrojti Martinin nga dera e shkollës, te minmistria te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti, ishte një fëmijë që s’kam fjaë ta përshkruaj. Martini ishte i veçantë dhe me ëndrra të mëdha.

Martini s’ishte ashtu si shkoi dhe u bë kjo histori. 30 ditë sot, qaj e rënkoj. Të mbrohen fëmijët tanë, të mbrohen gjithë Martinat shqiptarë, se Martini im iku… Dua dorëhqejes e ministres, me çdo kusht, dr.e shkollës, mësuesja e Martinit, që s’më telefonoi asnjëherë.

Këeto janë fjalë zemre nga mua. Drejtësin për Martinin dhe Luisin, është djali im tani. Drejtësi edhe për Luisin.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment