Video / Gramsh/ Nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Edhe në zyrën postare në qytetin e Gramshit ka nisur shpërndarja e bonusit për pensionistët për festat e fundvitit.
Zyra postare nëpërmjet grafikut të hartuar ka bërë të mundur që mosntë ketë rradhë të gjata të pensionistëve.
Sipas vendimit të qeverisë shqiptare për pensionistët që marrin nën 200 mijë lekë të vjetra në muaj bonusi i shpërblimit do jetë 150 mijë lekë të vjetra dhe për pensionistët që marrin mbi 200 mijë lekë të vjetra në muaj bonusi i shpërblimit do jetë 100 mijë lekë të vjetra.
Paralel me shpërndarjen e bonusit në zyrën postare po tërhiqet edhe pagesa e kempit për pensionistët që e përfitojnë.