“Përçojmë gëzim dhe shpresë në çdo tryezë” – Krishtlindje 2024
“Përçojmë gëzim dhe shpresë në çdo tryezë” – Krishtlindje 2024
Me rastin e Krishtlindjes, Rinia Orthodhokse e Tiranës, fton gjithë besimtarët dhe jo vetëm, të bashkohen në nismën për Krishtlindje me moton:
“Përçojmë gëzim dhe shpresë në çdo tryezë”.
Duke filluar nga dita e sotme datë 6 Dhjetor e deri më 20 Dhjetor 2024 në Sallën e Rinisë mund të ofroni pako ushqimore për personat dhe familjet në nevojë.
Të rinjtë kanë identifikuar rreth 600 familje në nevoja ushqimore.
Për më tepër mund të kontaktoni me Koordinatorët e Zyrës së Rinisë:
+355698870899
+35568 845 6877