Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani, protestë edhe në Elbasan
Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani, protestë edhe në Elbasan
Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollësh ka vënë në pikëpyetje sigurinë në institucionet shkollore. Një përfaqësi prindërish, mësuesish dhe nxënësish protestuan në mënyrë simbolike mbrëmjen e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Elbasanit. Në mesazhet e e tyre ata ngritën zërin dhe kërkuan një sistem arsimor që kujdeset dhe reflekton.
Sipas mësuesve , sistemi ynë arsimor ka nevojë për një ndryshim të thellë për të ndërtuar një të ardhme të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Sinkron: 2 mësueset (gra)
Ndërkohë prindërit dhe vetë nxënësit theksuan se tashmë nuk ndjejnë siguri në mjediset shkollore.
Sinkron: ai burri dhe ajo vajza
Ndërsa konfliktet mes adoleshentëve kanë njohur rritje është fakt se shkollat 9 vjeçare nuk janë të pajisur me oficerë sigurie. Në shumicën e rasteve roli i tyre mbulohet nga rojet, të cilëve u besohen njëherësh disa detyra nga drejtoritë e shkollave.