a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetGjykata vendos të çojë në SPAK 6 pedagogët e universitetit të Elbasanit

Gjykata vendos të çojë në SPAK 6 pedagogët e universitetit të Elbasanit

Gjykata vendos të çojë në SPAK 6 pedagogët e universitetit të Elbasanit

Gjykata vendos të çojë në SPAK 6 pedagogët e universitetit të Elbasanit

Gjykata e Elbasanit e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e pedagogëve të Universitetit të Elbasanit ndërkohë që ndaj tyre ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra.
Gjykata vendosi që në “arrest me burg” të çoj Gazmend Hodon i cili në këtë aferë të dyshuar korruptive luante rolin e sekserit. Më tej Gjykata e Shkallës së parë Elbasan vendosi t’i kalojë çështjen për kompetencë Spak. 6 pedogogë të Universitetit të Elbasanit u arrestuan mëngjesin e 1 nëntorit në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të dyshuar për korrupsion pasiv pasi jepnin provimet në këmbim të parave. Madje në bisedat telefonike që prokuroria disponon faktohet se përveç parave pedagogët pranonin edhe dhurata të tjera.Prokuroria gjithashtu ka sekuestruar në cilësi të provës materiale para, biseda telefonike dhe teza provimesh. Pedagogët e përfshirë janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj, ku Edlira Gugu ndodhet ende në kërkim pasi ishte në një konferencë jashtë vendit.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment