a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreVijon procesi i buxhetimit me pjesëmarrje në Rajonin nr. 2/ Llatja prezanton projekte të reja për qytetin

Vijon procesi i buxhetimit me pjesëmarrje në Rajonin nr. 2/ Llatja prezanton projekte të reja për qytetin

Vijon procesi i buxhetimit me pjesëmarrje në Rajonin nr. 2/ Llatja prezanton projekte të reja për qytetin

Vijon procesi i buxhetimit me pjesëmarrje në Rajonin nr. 2/ Llatja prezanton projekte të reja për qytetin

Në takimin e zhvilluar në Rajonin nr. 2, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vlerësoi ristrukturimin e palestrës ku u mbajt diskutimi, një investim i ri që u realizua këtë vit së bashku me përfundimin e shkollës. Kryetari nënvizoi rëndësinë e investimeve në sport dhe arsim, duke përmendur ristrukturimin e shkollës simbol të qytetit, ‘Onufri’.

Ai gjithashtu prezantoi një projekt të ri për tregun kryesor të qytetit, i cili pritet të marrë jetë falë propozimeve të qytetarëve dhe përfshirjes së tij në buxhetimin e vitit të ardhshëm. “Shpresoj që edhe sot të dalin ide të tjera që do të kontribuojnë në përmirësimin e qytetit,” tha Llatja.

Në vijim të investimeve në infrastrukturë, kryetari Llatja theksoi përmirësimet e bëra në rrjetin e ujësjellësit, si dhe investimet në kanalizimet e ujërave të zeza dhe për ujin e pijshëm, duke theksuar se ky vit ka qenë i mbushur me projekte të mëdha. Ai gjithashtu përmendi investimet në rrugët brenda lagjeve dhe projektet e fasadave në bulevardet kryesore të qytetit.

“Puna jonë nuk ka përfunduar. Do të vazhdojmë me projektin e dytë për fasadat dhe riasfaltimin e shesheve të pallateve,” tha Llatja, duke siguruar se prioritetet e vitit të ardhshëm do të jenë përmirësimet në shkolla, kopshte, dhe çerdhe.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Arbian Mazniku, i pranishëm në takim, vlerësoi përfshirjen aktive të qytetarëve. “Një komunitet i gjallë dhe aktiv tregon besimin e qytetarëve në proceset e përbashkëta,” u shpreh Mazniku, duke theksuar pasionin e kryetarit Llatja për përmirësimin e qytetit.

Deputeti Florenc Spaho, gjithashtu i pranishëm, nënvizoi rëndësinë e punëve të kryera në Rajonin nr. 2, duke theksuar se bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve ka sjellë rezultate pozitive për lagjet e këtij rajoni.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment