a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreGjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin. Deputeti i PD dënohet me 1 vit burg

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin. Deputeti i PD dënohet me 1 vit burg

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin. Deputeti i PD dënohet me 1 vit burg

Deputeti Ervin Salianji është dënuar me një vit heqje lirie ditën e sotme për dosjen “Babale”.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Në seancën e sotme Gjykata e Apelit pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre.

Trupa gjykuese pas tërheqjes për vendim, vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila e ka dënuar atë me burg për kallëzim të rremë.

Deputeti Ervin Salianji ka theksuar në përfundim të seancës se vendimi ndaj tij ishte politik.

Salianji më tej theksoi se ka për të bërë një fushatë elektorale të jashtëzakonshme edhe nga burgu.

“Pa diskutim do të ndjek procedurat e tjera gjyqësore. Kjo është një vendimmarrje që nuk ndryshohet në gjykata shqiptare. Fatmri Xhafaj kërkon të kapë ishuj të tjerë gjyqësore. Do të jem në dispozicion do të jem këtu. Do t’i anuloj të gjitha do të jem këtu dhe do të diskutoj për të gjitha.

Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të duan këta, këta do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë se çfarë të më bëjnë asgjë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshëm, jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu”, tha Salianji.

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment