U zhduk dje pasdite pasi kishte shkuar për dru, gjendet i mbytur 70-vjeçari në Gramsh. Emri
Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar prej të premtes për të prerë dru, është gjetur i mbytur në Gramsh.
Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik. I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.
Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.
Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.
Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.