Asllani: Në pjesën e parë ndaj Gjeorgjisë dolëm blof
Mesfushori Kristjan Asllani, analizoi humbjen e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë. Për Tv Klan, mesfushori kuqezi, deklaroi se ishte ndeshje e vështirë, ndërsa theksoi se në pjesën e parë, lojtarët dolën disa herë blof.
“Ka qenë një ndeshje e lodhshme, kam bërë 90 minuta në 3 ditë. I bëj mirë, por ndeshja ka qenë e vështirë, kishim problem ata 2 sulmuesit, kundërsulmet ishin shumë të shpejta. Ishte vështirë sepse ata luanin me 5 mbrapa. Është një skuadër që do të kenë të gjithë vështirësi që t’i bëjnë gol.
Sot kishim Bajramin që shkonte pas sulmuesit. Sot kishim më shumë probleme kur e kishin topin ata se pjesën e parë kemi dalë 2-3 herë blof unë dhe Ramadani dhe ishte mbrojtja jonë kundër sulmit të tyre. Ishte shumë e vështirë. Pjesën e dytë kemi marrë 2-3 kundërsulme dhe më pas erdhi goli fatkeqësisht.
Është më e thjeshtë të luash me Ukrainën se sa Gjeorgjinë. Nuk po gjenim hapësirë. Unë po e kërkoja 2-3 herë Rei Manajn, por topi doli jashtë. Tani do të shohim ndeshjen në Tetor.”, deklaroi Asllani.