Video / Stuhi në Gramsh, breshëri sa një kokërr arre
Një stuhi i fortë shiu dhe breshëri ka përfshirë Gramshin, Librazhdin, Cërrikun dhe Elbasanin mbrëmjen e kësaj të marte.
I pazakonte ka qenë madhësia e breshërit sidomos në Gramsh ku kokrrat ishin në madhësinë e një arre. Ende nuk dihen dëmet që ka shkaktuar sidomos në bujqësi.
Breshëri që ra pak javë më parë në Elbasan dhe Gramsh, shkaktoi dëme të shumta te pemët dhe kulturat bujqësore.