Aksident në Elbasan, plagoset një person
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në unazën jugore të Elbasanit.
Si pasojë e këtij incidenti, një i ri që po udhëtonte me motor ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit