Gramsh/ Shpallet në kërkim një 23-vjeçar për shantazh ndaj një të miture
Shantazh online të miturës, 23-vjeçari e detyron të pijë ilaçe! Shpallet në kërkim i riu në Gramsh
Policisë Gramsh
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka shantazhuar në rrjete sociale, një 17-vjeçare, e cila për këtë shkak ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K..