Aksident i rëndë në fshatin Bulçar të Gramshit, raportohet për 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë dërgohen te Trauma
Aksident me 4 të plagosur në fshatin Bulçar të Gramshit
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulçar të Gramshit.
Si pasojë e përplasjes së mjetit, 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Por gjëndja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse.