U festua me entuziazëm të madh e Kremtja e Metamorfozës së Krishtit Shpëtimtar në kishën që feston në këtë të kremte zotërore në qytetin e Gramshit
6 Gusht 2024 në festën zotërore të Metamorfozës së Krishtit Shpëtimtar u kremtua edhe këtë vit me entuziazëm të madh nga besimtarët kjo e kremte zotërore në qytetin e Gramshit,.
Shërbesat e shenjta u kryen nën drejtimin e
Mitropolitit të Elbasanit Hirësi Andonit, Priftit të Gramshit Atë Mihal Prifti dhe me pjesëmarrjen e klerikëve nga Elbasani Atë Petro Halili dhe Atë Andrea Ranxha si dhe
Atë Spiro Kostoli i ardhur bashke me një grup besimtarësh nga qyteti i Durrësit.
Në fjalën e tij Imzot Andoni u përqëndrua në kuptimin dhe rëndësinë e festës si dhe nevojën që të gjithë kemi për t’u ndriçuar me Dritën e Thavorit në jetën tonë të përditëshme.
Në fund u bë bekimi i frutit të hardhisë si dhe u zhvillua procesioni i lutjeve përreth kishës.
Gëzuar të kremten e Metamorfozës së Shpëtimtarit, veçanërisht ata që kremtojnë sot me emrin Sotir, Shpëtim, etj.