Bashkia Gramsh organizon tryezen e përbashkët për “Bashkepunimi ndërinstitucional me komunitetin”
Bashkia Gramsh organizon tryezen e përbashkët për “Bashkepunimi ndërinstitucional me komunitetin”
Bashkia Gramsh në koordinim me Organizatën Ndërkombëtare të Policisë ONP, me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat edhe Mbrojtjen e Femijës, Nismën për Ndryshim Shoqëror ARSIS, organizuan “Tryezë Konsultimi” të përbashkët me Përfaqësuesit e Prefekturës së Qarkut Elbasan, Përfaqësuesit e Prokurorisë, me Përfaqësuesit e strukturave të Sigurisë Publike, strukturave të shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpetimit MNZSH, strukturave të Emergjencave Civile, Drejtorisë Arsimore dhe Oficerët e Sigurisë në Shkolla, Njesitë e Mbrojtjes së Femijëve NJMF dhe Shërbimit Social të Bashkisë Gramsh si dhe Përfaqësues nga shoqeria Civile të qytetit të Gramshit, me temë: “Bashkepunimi ndërinstitucional dhe me komunitetin” me synim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe edukimin qytetar për parandalimin e krimit, menaxhimin e emergjencave dhe sigurisë në komunitet.
Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj tryeze ishte edhe prezantimi i bashkëpunimit që IPO ka nisur me Bashkinë e Gramshit për implementimin e një projekti pilot ku objektivi i tij qëndron në krijimin e një Qendre Koordinimi, tërësisht me një kulture moderne të Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile.