a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetElbasan/ Zhvillohet seanca e rradhës e shqyrtimit të provave të reja të kërkuesit Dritan Dajti

Elbasan/ Zhvillohet seanca e rradhës e shqyrtimit të provave të reja të kërkuesit Dritan Dajti

Elbasan/ Zhvillohet seanca e rradhës e shqyrtimit të provave të reja të kërkuesit Dritan Dajti

Elbasan-

Zhvillohet seanca e rradhës e shqyrtimit të provave të reja të kërkuesit Dritan Dajti

-Në seancën e rradhës ndaj Dritan Dajtit të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i IEDVP Peqin..Gjykatësja vendosi vijimin e seancës   pavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEVP Peqin për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit  i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës.Dajti nga ana e tij që në fillim
të seancës ka kërkuar revokimin e një vendimi të ndërmjetën të dhënë kohë më parë. Ky proces sipas Dajtit përveç rregjistrimit Audio duhet të shoqërohet edhe me rregjistrimin vidio të këtij procesi . Kjo kërkesë  e Dritan Dajtit sipas Gjykatëses për momentin është e pamundur të realizohet teknikisht sepse nuk ka infrastrukturë për rregjistrim audio dhe vidio .Aktualisht në Gjykatë është i mundur vetëm rregjistrim audio i seancave Gjyqësore.Është një draft i KLGJ që në një të ardhme do mund të realizohen teknikisht rregjistrime audio dhe vidio .Dajti pretendon se dinamika e vuajtjes së dënimit prej tij e paraqitur në Gjykatë nga IEVP Peqin nuk është llogaritur saktë .Ndërkohë që seanca pas 37 minutash u ndërpre  për mungesë të sinjalit të internetit në IEDP Peqin .Vijimi i seancës ishte i pamundur për një kohë të shkurtër nëpërmjet vidiokonferencës me Dritan Dajtin .Avokati Alban Qafa ndërkaq ka akuzuar për mungesë korrektësie të komunikimit shkresor IEVP Peqin me kërkuesin, mbrojtjen dhe Gjykatën.Më jepni vendimin e dënimit me burg përjetë i cili më është vendosur në dispozicion dhe që është firmosur prej meje ju drejtua Gjykatëses ,në një moment kërkuesi Dritan Dajti, kërkesë që u vlerësua abuzive .Sipas përfaqësueses së Prokurorisë, kërkuesi Dritan Dajti ka të drejtën e ankimimit për të gjitha çështjet që gjykon se i janë mohuar të drejtat.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment