Zjarr i përmasave të mëdha edhe në Elbasan, përfshihet nga flakët masivi pyjor në Gjinar
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në malet e Zavalinës në Elbasan. Zjarri raportohet se është i përmasave të mëdha, teksa vendosja e tij nën kontroll ësht e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.
Përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile.