E rëndë në Gramsh! Dyshohet se përdhunoi motrën e tij, arrestohet 36-vjeçari
Policia ka vendosur në pranga një 36-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar motrën e tij.
Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale E. S., banues në Gramsh, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të motrës dhe më pas dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të”, njoftoi policia.