“Gjithmonë do të mbetesh pranë grigjës tënde!” I përjetshëm qoftë kujtimi yt!
“Gjithmonë do të mbetesh pranë grigjës tënde!”
I përjetshëm qoftë kujtimi yt!
+Ignati
Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
(1934-2024)
U përcoll me nderime dhe plot dashuri pēr nē jetēn e qiellit Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe i Kaninēs Hirēsia e Tij z. Ignat
Qē nga momenti kur lajmi i trishtē mbērriti nē qytetin 2400 vjeçar tē Beratit pēr jetëndērrimin e Bariut të tyre shpirtēror Imzot Ignatit, i cili i shërbeu grigjës që Kisha e Shenjtë i besoi qē nga Korriku i vitit 1998 për afro 26 vite, qytetarët e Beratit u hidhērua pamasë pēr humbjen e këtij Hierarku që i deshi dhe u qëndroi pranë nē kohë të paqshme por edhe nëpër stuhira duke u lutur, duke i këshilluar dhe duke i ngushëlluar. Kaq e madhe ishte dashuria e tij saqë jo vetëm besimtarët Orthodhoksë por edhe të gjithë qytetarët e Beratit gëzonin një nderim dhe respekt për këtë njeri të zgjedhur të Perëndisë.
“Pata fatin ta takoj para 20 vjetësh dhe tani ta përcjellë njeriun e dashur jo vetëm për Ortodoksët por për të gjithë qytetin e Beratit Hirësi Ignatin. Që në takimin e parë zbulova se kisha të bëja me një personalitet të ndritur shpirtërisht. Tek ai zbulova butësinë, urtësinë, dashurinë, humanizmin por edhe këmbënguljen dhe vullnetin” u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij të rastit ish Myftiu i qytetit të Beratit z. Qeramudin Durdia.
Kortezhi që shoqëronte lipsanin e Hirësisë mbërriti rreth orës 17.30 të datës 22 Korrik 2024 në hyrje të qytetit ku u prit nga qindra besimtarë i shoqëruar edhe nga banda filarmonike e qytetit si edhe nga makinat e Policisë së Shtetit të cilat e shoqëruan sapo hyri në tokën shqiptare.
Lipsani i Hirësisë mbërriti në katedralen e “Shën Dhimitrit” ku u vendos sipas traditës në qendër të Kishës ku u mirëprit nga Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla dhe klerikët e shumtë që kishin ardhur nga të gjithë Mitropolitë e vendit. Menjëherë mbas Shërbesës së Përshpirtjes populli shpresëtar nisi të takojë me mall Atin e tyre që u mungonte prej 3 vitesh. Lotë, dhimbje, hidhërim, humbje e madhe. Hera e parë që populli po humbte një Mitropolit mbas ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dhimbja nuk mund të shprehet me fjalë.
Pasuan Shërbesat e Shenjta të cilat kulmuan me Liturgjinë Hyjnore në mesnatë.
Në mëngjesin e 23 Korrikut sërish vijuan Shërbesat e Shenjta dhe rreth orës 11:30 nisi Shërbesa e Varrimit. Do të ishte i gjithë Sinodi i Shenjtë me në krye Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit edhe I Gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij Pr. Dr. Anastasi që do të drejtonin këtë Shërbesë sa të ndjerë por edhe solemne.
Fjala e Kryepiskopit Anastas dhe e Mitropolitit të Korçës Hirësi Joanit në këtë Shērbesë inkurajuan besimtarët se ata nuk janë vetëm por kanë pranë tyre Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin Anastas dhe gjithë Sinodin e Shenjtë dhe siç ju premtoi edhe Kryebariu i Kishës sonë sapo të mbarojnë ditët e zisë menjëherë do të kemi hirotoni të reja duke premtuar se Mitropolia e hirshme e Beratit do të ketë së shpejti Bariun e saj.
Prania e Kryepiskopit i mbushi me gëzim besimtarët e shumtë që kishin tejmbushur katedralen e qytetit ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga komunitetet fetare por edhe nga pushteti vendor dhe qeverisës si edhe përfaqësues nga opozita e vendit.
Lipsani i Hirësisë u vendos në ambientet e jashtme mbas Agjiodhimës. Aty ai do prehet paqësisht pranë popullit të tij që ai aq shumë e deshi.
I përjetshëm kujtimi i tij!
Berati humbi një Bari por fitoi një shenjtor që do të ndërmjetojë për të gjithë tek Zoti Krisht që ai i shërbeu gjithë jetën e tij.
Për ne si klerikë të kishës Hirësi Ignati do të mbetet shembulli dhe modeli i shkëlqyer i një Peshkopi ashtu siç e karakterizon edhe Apostull Pavli tek letra që i dërgon Timoteut (kap.3) “I përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti të mësojë të tjerët, i butë..”., shembull i cili do të na frymëzojë gjithmonë!
©️RADIO NGJALLJA
23 KORRIK 2024