VIDEO / Qe prej vitit 2016, cdo vit, ne muajin korrik, ne Gramsh nen kujdesin e Ambasades franceze dhe shoqates NECAL, zhvillohet projekti “Classes d’été”/ “Klasat Verore”.
Ky projekt ka synim shkembimet kulturore e edukative midis Shqiperise e Frances, si edhe argetimin e femijeve nepermjet aktiviteteve te ndryshme.
“Te mesojme e shoqerizohemi nepermjet lojes “ – eshte motoja e ketyre aktiviteteve.
Per 3 jave nxenes te shkollave 9-vjecare e gjimnazit, te drejtuar nga 2 mesues shqiptare e 4 animatore franceze, i japin gjalleri shkolles por jo vetem, duke promovuar vlerat me te mira te qytetit e komunitetit.
Me mbeshtetjen e Bashkise, ZVA – Gramsh, shkollat ku zhvillohet projekti, mesuesit e prindrit, cdo gje behet me e thjeshte e me e bukur.
Me urimin qe ky projekt te kete vazhdimesi, faleminderit te gjitheve!