Vettingu zbraz gjykatat dhe prokuroritë në rrethe Kreu i Dhomës së Avokatisë Elbasan:Situatë kaotike, Prokuroria e Elbasanit funksionon me 30%
Vettingu zbraz gjykatat dhe prokuroritë në rrethe
Kreu i Dhomës së Avokatisë Elbasan:Situatë kaotike, Prokuroria e Elbasanit funksionon me 30% të kapacitetit
Procesi i vettingut ka sjellë zbrazjen e gjykatave dhe prokurorive në rrethe.Së fundmi vetingu ka larguar 3 prokurorë nga Elbasani, ndërsa pas vdekjes së një tjetri , organi i akuzës funksionon me vetëm 6 prokurorë, nga 20-të që duhet të kishte në organikë.Koston e vakancave në drejtësi e vuajnë qytetarët.Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja e konsideroi situatën kaotike. Ai e sheh me shqetësim mos emërimin e prokurorëve të rinj në Prokurorinë e Elbasanit.
Sinkron: Demir Çiftja- Kryetar i Dhomës së Avokatisë Elbasan
Për ngërcin e krijuar në organet e drejtësisë Z. Çiftja thotë se i janë drejtuar me një shkrese zyrtare Këshillit të lartë të Prokurorisë për marrjen e masave për plotësimin e numrit të prokurorëve në Prokurorinë e Elbasanit.
Sinkron: Demir Çiftja- Kryetar i Dhomës së Avokatisë Elbasan
Sakaq stina e verës rrit numrin e proceseve gjyqësore pasi përkon me periudhën kur kthehen emigrantët dhe kërkojnë të mbyllin proceset gjyqësore të mbartura apo të hapura rishtazi.
Sinkron: Demir Çiftja- Kryetar i Dhomës së Avokatisë Elbasan
Mungesa ka edhe në trupën gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit , ku nga 20 që duhet të ishin në organikë punojnë 11 gjyqtarë.