a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreLlatja inkurajon ekipin shqiptar në Kampionatin Europian të Basketbollit U 18 që do të zhvillohet në “Tomorr Sinani”.

Llatja inkurajon ekipin shqiptar në Kampionatin Europian të Basketbollit U 18 që do të zhvillohet në “Tomorr Sinani”.

Llatja inkurajon ekipin shqiptar në Kampionatin Europian të Basketbollit U 18 që do të zhvillohet në “Tomorr Sinani”.

Llatja inkurajon ekipin shqiptar në Kampionatin Europian të Basketbollit U 18 që do të zhvillohet në “Tomorr Sinani”.
Kampionati Europian i Basketbollit U 18 është një nga aktivitetet më të rëndësishme që vjen në Elbasan vitet e fundit.
Kreu i bashkisë, z. Gledian Llatja, ka takuar ekipin kombëtar të djemve, të cilët po stërviten në Pallatin e Sportit në Elbasan, në prag të Kampionatit Europian të Basketbollit U18 që do të mbahet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”.
“Organizimi i këtij kampionati në Elbasan, duke mirëpritur ekipet europiane, është një ngjarje e rëndësishme për qytetin tonë.
Një meritë e veçantë i shkon edhe Klubit Shumësportësh, i cili ka bërë të mundur rinovimin e gjithë infrastrukturës. Ishte një sipërmarrje e madhe ta kthenim të gjithë strukturën e Pallatit të Sportit të gatshme për të pritur kampionatin”, tha z. Llatja.
Janë tetë skuadra nga Europa, ndaj ishte një sfidë më vete që ne të përgatiteshim për infrastrukturën, shtoi ai.
Kreu i bashkisë shprehu mbështetjen e institucionit që drejton për të mbështetur ekipin shqiptar në këtë kampionat.
Vitet e fundit, Bashkia Elbasan i ka dhënë një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës, duke përfshirë dhe mbështetjen për Klubin Shumësportësh.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment