Video / Gramsh / 80 Vjetori i Çlirimit të qytetit
Ne kuadrin e 80 vjetorit te formimit te Shtabit Pergjithshem dhe Ushtrise NCL partizane …
1943 – 10 korrik – 2024
10 korriku i vitit 1943 eshte dita simbol e formimit te SHP dhe Ushtrise NCL e cila mbetet perhere nje ngjarje madhore ne historine e LANC-it per shndrimin e Ushtrise partizane vullnetare ne nje Ushtri te rregullt Popullore me nje Organ te Larte Qendror per drejtimin Operativo – Strategjik unik per clirimin e Atdheut nga nazifashizmi .
Ne dhjetor 1942 fuqite e Koalicionit te Madh Antifashist Boteror Anglo-Sovjeto-Amerikan e kishin njohur Luften Antifashiste NCL te popullit tone dhe kishin deklaruar hapur mbeshtetjen e tyre per Shqiperine . Pra antifashizmi shqiptar ishte bere pjese e antifashizmit Boteror .
Keshilli i Pergjithshem Antifashist i Frontit NCL thirri ne Labinot te Elbasanit me 3 korrik 1943 konferencen e njohur per formimin e SHP te Ushtrise NCL i cili do te koordinonte e drejtonte veprimet luftarake te formacioneve partizane drejt Kryengritjes se Pergjitheshme Popullore te Armatosur .
Vet perberja e SHP tregonte nje perfaqesim te gjithe trevave shqiptare ne lufte qe flet se SHP mori persiper te organizonte dhe drejtonte LANC ne tere vendin.
Me 10 korrik 1943 me ane te nje proklamate te vecante Keshilli i Pergjithshem Antifashist NCL ne Labinot Mal ju be e ditur gjithe popullit tone formimi i SHP te Ushtrise NCL e cila perbente nje ngjarje madhore e te jashtezakoneshme te LANC-it kunder nazifashizmit per clirimin e Atdheut .
Ushtria NCL partizane kishte 70 mije luftetare ku 6 mije ishin vajza te cilat lane prapa e shkelen tabu e mentalitete te vjetra dhe ju drejtuan progresit ,perparimit dhe emancipimit shoqeror . Ne L2boterore u denuan me varje ne litar vetem 5 vajza partizane : … njera ishte heroina sovjetike – Zina Kosmodemijonskaja , ndersa 4 te tjerat ishin nga Shqiperia : … Heroinat e Popullit – Bule Naipi , Persefoni Kokedhima , Fato Berberi dhe Ganimet Terbeshi kurse Heroina e Popullit Liri Gero partizane e Br16S nga Myzeqeja u dogj e gjalle me benzine nga gjermanet ne luftim … Ne 28 mije km katror dhane gjakun e tyre 28 mije deshmore … !
… Mirenjohje e lavdi ne perjetesi luftetareve te Lirise … !
LANC dhe Ushtria NCL i siguroi popullit tone Lirine , Pavaresine , Sovranitetin dhe dinjitetin kudo ne bote .
Festa e 10 korrikut – kjo feste kombetare nuk mund te fshihet kurre nga memorja njerezore por na zgjon emocione , cliron energji shpirterore , percjell mesazhe atdhetarie per ate realitet qe shpreh madheshti brenda thjeshtesise , fisnikeron ndjenja e ngre lart ndergjegjen kombetare ne misionin tone human e fisnik te mbrojtjes se vleraveve dhe idealeve te patjetersueshme te LANC-it dhe transmetimin e ketyre vlerave nder breza e gjenerata …
… Dhe kalendari shenon sot 10 korrik 2024 … Qyteti i vogel i Gramshit veshur i teri kuq e zi , me flamuj qe valeviten krenar …
Qe ne oren 08.00 , u mblodhen para sheshit kryesor te Bashkise veterane e pasardhes veterani, pjesetare e te aferm te familjeve te deshmoreve te Atdheut dhe moren pjese ne nje koktej te organizuar me rastin e festes se 10 korrikut – dites se formimit te SHP dhe Ushtrise NCL si dhe clirimit te Gramshit ne lokalin afer Bashkise ku ishin te pranishem edhe Kryetari i Bashkise Gramsh z.Besion Ajazi, Nenprefekti z.Albert Ceci dhe Nenkryetaret e Bashkise z.Tajar Bici dhe znj. Ergita Kaso . Te pranishmeve u foli me kete rast Kryetari i Bashkise Gramsh z.Besion Ajazi …
Me pas ne oren 09.00 u be levizja e te pranishmeve me autobuze te Bashkise nga sheshi kryesor i qytetit per ne varrezat e deshmoreve te Atdheut ne dalje te qytetit per te bere nderime dhe homazhe …
Ishin te pranishem ne kete ceremoni mbreselenese duke bere homazhe edhe Kryetarja e Keshillit te Qarkut Elbasan , K/Prokurori dhe zv/Kryeprokurori i Qarkut Elbasan , Drejtori i Policise i Qarkut Elbasan , Kryetari i Bashkise Gramsh z.Besion Ajazi , Nenprefekti z.Albert Ceci , Kryetari i Keshillit Bashkiak z. Eno Zani , si dhe Kryetarja e Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh znj. Fiqerete Bici dhe Kryetari i Organizates se Familjeve te Deshmoreve te Atdheut OFDA Gramsh prof. Abedin Bici .
… Masa pergatitore model tek Obelisku i deshmoreve te Atdheut … mjedise te pastra , simbole te LANC-it dinjitoze e shtrim te sheshit me tapet te kuq , mikrofon e foni me kenge partizane …
U ekzekutua Himni Kombetar …
U vendosen kurora nga Keshilli i Qarkut Elbasan , Institucioni i Prokurorise Qarkut Elbasan , Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan , Bashkia Gramsh, Nenprefekti dhe Keshilli Bashkiak Gramsh , nga Komiteti i Veteraneve te LANC-it Gramsh dhe Organizata e Familjeve te Deshmoreve te OFDA Gramsh si dhe buqeta me lule nga pasardhes veterani , te aferm e pjesetare te familjeve te deshmoreve etj …
… Pershendeten ne kete event atdhetar e historik Kryetarja e Keshillit te Qarkut Elbasan , Kryetari i Bashkise Gramsh z.Besion Ajazi dhe Sekretari i Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it z.Ardian Mullai …
…. Vazhduan nderimet e homazhet para deshmoreve te atdheut ketyre luftetareve te Lirise me shpirt te pamposhtur njerezor qe dhane jeten dhe gjakun e tyre ne lule te rinise dhe mbeten ne horizont si yje te pergjakur te Nenes – Shqiperi …!
… Ne fund u bene edhe foto per pjesemaresit ne kete event atdhetar e historik …
. Nder e lavdi Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare , Shtabit te Pergjithshem dhe Ushtrise NCL partizane qe cliruan atdheun nga nazifashizmi ne L2boterore si me e pergjakshmja ne historine e njerezimit …!
. Rrofte 10 korriku – dita e Clirimit te Gramshit dhe trevave te Verces , Suloves dhe Tomorices … !
. Mirenjohje perjete deshmoreve te LANC-it dhe gjithe deshmoreve te Atdheut …!
Gramsh, dt.10 korrik 2024
Ora : 09.00