a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreLlatja: Çmimi i ujit sa më afër kostos. Familjet në ndihmë ekonomike subvencionohen 0L për 5m3 ujë.

Llatja: Çmimi i ujit sa më afër kostos. Familjet në ndihmë ekonomike subvencionohen 0L për 5m3 ujë.

Llatja: Çmimi i ujit sa më afër kostos. Familjet në ndihmë ekonomike subvencionohen 0L për 5m3 ujë.

Llatja: Çmimi i ujit sa më afër kostos. Familjet në ndihmë ekonomike subvencionohen 0L për 5m3 ujë.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja i ka cilësuar zhurmë politike dhe tentativë për të ndalur zhvillimin e Elbasanit, debatet e fundit të opozitës në Këshill Bashkiak.
Teksa në të gjithë qytetin po punohet për 24h ujë, tha Llatja, e vetmja që nuk do të shohë këtë është opozita.
13 milionë euro është investimi i cili është shtrirë në të gjithë Elbasanin dhe brenda vitit 2025 do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm. Llatja tha se një herë e mirë do të hiqen depozitat nga tarracat e pallateve, të cilat, përveç se të shëmtuara jane edhe të dëmshme për shëndetin.
Kryetari i Bashkisë sqaroi qytetarët se uji i pijshëm do të kompensohet për familjet me ndihmë ekonomike në masën 5 m3, sasi e mjaftueshme e një familje për nevojat e saj.
Me tej Llatja shtoi se Këshilli Bashkiak i Elbasanit nuk merr vendim për rritjen e çmimit të ujit, por jep pëlqimin dhe më pas ku vendim i takon ERRU.
Fjala e kryetari të Bashkisë:
“Pamë një shfaqje të shëmtuar të disa personave të cilët për disa arsyet e veta e kanë nënvlerësuar maksimalisht Këshillin Bashkiak dhe përpiqen t’a bëjnë pis Këshillin Bashkiak, por dhe Bashkinë e Elbasanit.
Ne para disa vitesh nuk kemi qenë dakord, unë i pari bashkë me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të ngritur cmimin e ujit, sepse kishte mungesa në investime në qytet. Patjetër duheshin investime që edhe ne të krijonim bindjen që këto investime të krijojnë një stabilitet jo vetëm për humbjen në rrjet, jo vetëm për heqjen e linjave të dyfishta në zonat të tëra që ne kemi në Elbasan, por të jepnin një garanci që investimi i ujit të pijshëm 24 orë në qytetin e Elbasanit është i mundur.
N.q.s. deri dje familjet me ndihmë ekonomike ujin e pijshëm e paguanin njësoj si familjet e tjera nga muaji korrik me të gjitha procedurat e AKUM të Tiranës ato do të përfitojnë 5 metra kub të parë pa pagesë, zero, është një shifër normale për konsumin e një familje në Elbasan. Kuptohet që mesatarja është 7 metra kub, por nëse arrijmë të subvencionohen dhe që të kursejmë edhe ujin, patjetër që kjo është e domosdoshme.
Patjetër që e gjithë kjo në sistemimin e faturimit dhe modelit të ri të AKUM janë mbi 4000 familje në Elbasan që përfitojnë drejtëpërdrejtë nga subvencionimi i cmimit të ujit. Kjo falë mbështetjes së qeverisë shqiptare e cila e ka futur këtë si model për subvencionimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike, apo në nevojë ekonomike.
Patjetër që edhe me rritjen që është propozuar nga Ujësjellësi dhe që miratohet nga Enti Rregullator i Ujit, dhe nuk miratohet nga Këshilli Bashkiak, dhe unë nuk e kuptoj pse anëtari i këshillit bashkiak gjatë të gjithë kohës e anashkaloi si procedurë ligjore. Këshilli Bashkiak i Elbasanit jep një mendim të vetin për propozimin që ka bërë Ujësjellës Kanalizime i Elbasanit dhe dhënia e mendimit pozitiv apo negative është një procedim që në fund merret në shqyrtim nga Autoriteti Rregullator i Ujit dhe nuk është Këshillit Bashkiak që e vendos. Nuk është e vërtetë, janë abuzime me dashekqësi për favorizim dhe për të penguar zhvillimin normal të qytetit dhe të bashkisë Elbasan.
Kemi disa vite që punojmë bashkë që kur ishin në këshillin e kaluar, që kemi miratuar marrëveshjen me KFV – në gjermane, ku qeveria shqiptare deklaroi për investime 12.5 milion euro për lagjet kryesore të ujësjellësit të Elbasanit, ne jemi qytetarë të Elbasanit dhe shohim që Elbasani është i gjithi kantier.
Ne i kemi kërkuar edhe ndjesë publike për shqetësimin që i kemi krijuar qytetarëve të Elbasanit për punimet që po bëhen në shumë rrugë tonat kryesore dhe në shumë rrugë të tjera të cilat do të hapen, për zgjidhjen një herë e mirë të problemit të ujit të pijshëm në lagjet kryesore të Elbasanit. Për të vazhduar me një projekt tjetër më mbrapa për sistemimin e të gjithë qytetit të Elbasanit me ujë 24 orë.
Ky është qëllimi ynë, ne këtë duam të ecim përpara! Nuk kemi dhënë mendim, nuk ka dhënë Këshilli Bashkiak mendim për rritjen e cmimit, por ka dhënë mendim për vazhdimin e investimeve. Ne të gjithë kur kemi miratuar me ligj marrëveshjen me KFV – në gjermane, ato që e kanë parë ata që e kanë dashur ta shohin, e shohin atë që një nga kushtet tona ka qënë të vendosura nga donatorët dhe nga pjesa e qeverisë që nga kushtet kryesore është që uji në Elbasan të faturohet sa më afër cmimit real që ka.
Unë e kuptoj që mund të jenë shqetësuar shumë, të djathtët ato që gjatë të gjithë kohës i drejtoheshin zhvillimin e qytetit, investimet e mëdha që bëhen në ujësjellës, por kjo nuk do me thënë që ne, ajo pjesë e qytetarëve të Elbasanit të cilët kemi detyrë të investojmë, ajo pjesë e qytetarëve të cilët kemi për detyrë të kujdesemi për shtresat në nevojë, të krijojmë të kemi 24 orë ujë në Elbasan, ne të themi kjo nuk është punë e jona, dhënia e një mendimi pozitiv apo negative për rritjen e ujit.
Jo. Është detyrë e jona që të kujdesemi për zhvillimin e qytetit, është detyrë e jona që të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë bërë për zhvillimin e ujësjellësit, sic është ajo e firmosur nga bashkia e Elbasanit, e miratuar në Këshill Bashkiak, e miratuar në Kuvend të Shqipërisë, marrëveshja me KFV -në për financimin e ujësjellësit të Elbasanit e cila ka disa kushte.
Elbasani është qyteti i investimeve, është i qytetarëve të vet, është i njerëzve të përgjegjshëm, nuk është i njerëzve të papërgjegjshëm, dhe patjetër dhënia mendim negativ nga Këshilli Bashkiak, do të ishte një gjë që thjesht do të kishte zbutur disa njerëz që do të vetëkënaqeshin me një mosmiratim të një materiali, por në fund të ditës do të tregonte një papërgjegjshmëri institucionale dhe qytetare për ujësjellësin dhe për ato detyrime të cilat ka i zgjedhuri në Bashkinë e Elbasanit.
Faleminderit!

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment