Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat e qyteteve të qarkut, për garantimin e sigurisë rrugore.
📌Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat e qyteteve të qarkut, për garantimin e sigurisë rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim shtimin e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut kryesisht në akset lidhëse, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, për sezonin turistik.👮🏻♂️👮♀️ 🚔
Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore në qendrat e qyteteve, por jo vetëm, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet.
Gjatë muajit qershor 2024, janë vënë në pranga 19 drejtues mjetesh, nga këta 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, 📈 janë ndëshkuar administrativisht në total 9137 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
• 🏎️ 4632 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
* 🚧 1390 masa për parakalime të gabuara;
• 📱 611 masa për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
• 🏍️ 165 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 🔒 726 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•️40 masa për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•🅿️ 290 masa për parkime të gabura 🚘🎞
•📜1283 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular🚘