Llatja& Gjiknuri/ Investime të rëndësishme në infrastrukturë në lagjen “5 Maji” Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan punimet në lagjen “5 Maji”.
Llatja& Gjiknuri/ Investime të rëndësishme në infrastrukturë në lagjen “5 Maji”
Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan punimet në lagjen “5 Maji”.
Rrugica “Sava Papajani” ka përfituar përmirësime të mëdha me kanalizime të reja dhe asfaltim, duke përfituar 400 banorë.
Kjo zonë në lagjen “5 Maji” ka pasur probleme të theksuara infrastrukture, pasi është një zonë informale e ndërtuar pas viteve ’90
Kreu i bashkisë, z. Llatja, parashtroi një sërë investimesh që janë kryer dhe vijojnë në këtë zonë.
“Pasi bëmë kanalizimet e ujit të pijshëm, i gjithë tubacioni i ri, në bashkëpunim edhe Ujësjellës Kanalizme dhe me projektin e madh që kemi bërë edhe me KFV – në, përmbyllëm edhe ciklin e shtresave asfaltike.
Para dy vitesh kemi ndërhyrë tek rruga tjetër lidhëse, po vazhdojmë me ngritjen e pusetave, do të vazhdojmë me përmbylljen e sahateve, një sërë investimesh të tjera të vogla por që do të përmbyllin të gjithë investimin e madh që po bëhet në infrastrukturën rrugore”, tha Llatja.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Damian Gjiknuri e vuri theksin tek punët masive që po kryhen në Elbasan për infrastrukturën e plotë të qytetit.
Ai deklaroi se “këto investime janë shoqëruar edhe me ndërhyrje nga Ujësjellës Kanalizimet për infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza. Qëllimi ka qenë që Elbasani në të gjithë territorin e tij të jetë me infrastrukturë të kompletuar. Edhe pse janë ditë të nxehta vere, jemi në punë duke parë nga afër punimet, të cilat vazhdojnë. Elbasani po ndryshon, po vazhdon të zhvillohet me një infrastrukturë shumë të mirë dhe do të jetë një qytet shumë i mirë për qytetarët e Elbasanit, pasi qeveria e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Elbasanin në të gjitha drejtimet.”
Inspektimi i fundit në Elbasan thekson angazhimin e autoriteteve lokale dhe qendrore për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësinë e jetës së banorëve. Investimet e vazhdueshme dhe përmirësimet infrastrukturore po i japin një fytyrë të re qytetit, duke e bërë atë një vend më të mirë për të jetuar.