Protestë në Elbasan kundër projektligjit për shëndetin seksual Prindër, fëmijë,gjyshe, e gjyshër protestuan simbolikisht në Elbasan në mbrojtje të familjes.
Protestë në Elbasan kundër projektligjit për shëndetin seksual
Prindër, fëmijë,gjyshe, e gjyshër protestuan simbolikisht në Elbasan në mbrojtje të familjes.
Me pankarta në duar shoqëruar me mesazhe ata kundërshtua projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues që pas konsultimit publik pritet të kalojë për diskutim në Parlament. Surrogacia apo bërja nënë duke përdorur mitrën e një gruaje tjetër, ndërprerja e shtatzënisë në moshën 16-vjeçare edhe pa dijeninë e prindit dhe sterilizimit i të rinjve sipas tyre çojnë familjen drejt zhdukjes.
Protesta u iniciua nga shoqëria civile, ndërsa u vu re një pjesmarrje më e lartë e komunitetit mysliman.
Sinkron: 2 nënat dhe
Dorian Balliu-Imam
Juristi Gentian Sejrani e përqëndroi fjalën e tij ,duke argumentuar efektet që do të ketë surrogacia te vajzat që vijnë nga shtresat në nevojë .Gjithashtu ai e sheh me rrezik “porositësit” e fëmijëve që do të vijnë nga Ukraina në situatë lufte, si një nga vendet e cila e ka legjitimuar surrogacinë.
Sinkron: Gentian Sejrani-Jurist (ai me syze)
Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ka përfshirë prej disa ditësh në debat, qytetarë, mjekë e përfaqësues të besimeve fetare. Këta të fundit janë bërë bashkë kundër tij.