a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitet📍Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut 🛣️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 🚔.

📍Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut 🛣️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 🚔.

📍Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut 🛣️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 🚔.

📍Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut 🛣️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 🚔.

Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës 🚸,📈 rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe 🔍 intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje ❌.

Si rezultat, gjatë muajit maj ✅ janë arrestuar në flagrancë 18 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji ✅ janë vendosur 8815 masa administrative, të ndara konkretisht:

✔4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔1350 për parakalime të gabuara;
✔320 për parkime të gabuara;
✔1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën🙏
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment