Video / Kjo është situata pas festës së 31 gushtit në malin e Komianit / Besjan Ajazi, kryetari I bashkisë Gramshi i bën thirrje bizneseve!
Kjo është situata pas festës së 31 gushtit në malin e Komianit🤦🏻♂️🤦🏻♂️
Turp, turp e faqja e zezë për ato bizenese që fituan para ato dy ditë dhe lanë këto male me mbeturina pas.
Turp për këto biznese dhe individë për shembullin që i japin brezit të ri dhe krimin që i bëjnë mjedisit dhe pastaj janë të parët që nga kolltuku i shtëpisë, ishujt e Greqisë apo tavolinat e rakisë japin mend se si apo sa duhet të punojë bashkia.
Njerëz bëni detyrën tuaj qytetare.
Është qyteti juaj, janë malet tuaja, është mjedisi juaj, është PASURIA juaj.
Policia bashkiake së bashku me efektivat e zjarrëfikëses shkuan në ditën e festës dhe shpërndanë për të gjithë qese të zeza plastike për grumbullimin e mbetjeve dhe ngarkimin e tyre në kamionçinën e bashkisë për ti transportuar ato në qytet, veprim që u shpërfill nga bizneset.
Në këto kushte i bëj thirrje bizneseve (të cilat janë identifikuar nga bashkia) që zhvilluan aktivitetin e tyre aty, në Komian, të marrin masa për largimin e mbetjeve që ata lanë pas deri ditën e hënë, në të kundërt, bashkia sipas ligjit, do të aplikojë gjobat maksimale ndaj tyre.