a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreFshati që jeton mes eshtrave: Erozioni nxjerr mbetje njerëzore qindra vjeçare në Gramsh

Fshati që jeton mes eshtrave: Erozioni nxjerr mbetje njerëzore qindra vjeçare në Gramsh

Fshati që jeton mes eshtrave: Erozioni nxjerr mbetje njerëzore qindra vjeçare në Gramsh

Fshati Gramsh ndodhet rreth 20 km larg qytetit e ku dikur mendohet se shtrihej qyteti i Gramshit.

Lëvizjet demografike bënë që banorët të zhvendoseshin nga mali dhe të zgjidhnin territore më të përshtatshme për të jetuar, ndërsa aty ku sot shtrihet fshati kanë mbetur pak shtëpi.

Por duket se fshati ka shumë për t’u studiuar dhe zbuluar. Erozioni herë herë nxjerr në sipërfaqe eshtra njerëzit të cilat, sipas banorëve janë qindra vjeçare.

Gojëdhënat thonë se përpara pushtimin turk në atë zonë ndodhej kisha e rreth saj varrezat.

Të rritur në këtë zonë, banorëve nuk u bëjnë fort përshtypje eshtrat që herë herë dalin në sipërfaqe. Madje janë mësuar të respektojnë bashkëjetesën me të parët, por për ta do të ishte shumë interesant një studim i mirëfilltë, i cili do të hidhte dritë më tej mbi historinë qindra vjeçare.

Jo shumë larg Gramshit fshat, ndodhet kalaja e Tërvolit. Gojëdhënat thonë se ndoshta kjo sipërfaqe e madhe me varre të vjetra, mund të jetë edhe pasojë e ndonjë beteje.

/ Top Channel /

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment