Me ftesën për të kaluar 4 ditë të paharrueshme në Gramsh
Me ftesën për të kaluar 4 ditë të paharrueshme në Gramsh❤️ mes aktivitetesh të shumta artistike, kulturore dhe sportive si hiking🥾, kayak🚣🏻♀️, muzikë🎶, dance💃, makinat “Retro”🚗, parada e motorrave🏍️, grupi i çiklistëve “Dyrrotakët”🚵♀️, grupi akrobatëve🎪, panairi i kulinarisë👩🍳 dhe artizanëve🎨 si dhe këndeve argëtuese për fëmijë dhe të rinj si teatri i kukullave🎭, kinemaja verore📽️, grupi i animatorëve nga Tirana dhe Italia🤹♀️🤹🏻, këndi i pikturës🎨 dhe shumë e shumë surpriza të tjera që do ti zbulojmë së bashku nga data 17-20 gusht, ju uroj një fundjavë të qetë🥰
Çdo ditë e festës do të kulmojë me një super koncert me këngëtarë të njohur vendas dhe të huaj😍
P.S për pak harrova😉, për të gjithë sportdashësit⚽️ gramshiotë, në datë 19 gusht do të prezantohet ekipi i futbollit për femra “K.F Gramshi” dhe me këtë rast do të zhvillohet mini turneu miqësor “Vërçë-Sulovë” me pjesmarrjen e dy ekipeve të tjera për femra nga “Superliga e Femrave”🏃♀️⚽️🏃🏻♀️