Qytetarët konfuzë për rolin e ILD, Metani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Elbasanit
Qytetarët konfuzë për rolin e ILD, Metani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Elbasanit
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nënshkroi këtë të hënë një Memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandë Xhuvani “në Elbasan. Funksioni i ILD pak përceptohet nga publiku dhe qëllimi i kësaj marrëveshje mes dy institucioneve synon që nëpërmjet studenteve dhe leksioneve të hapura në auditore të përcohet informacioni i duhur edhe te pjesa tjetër e shoqërisë. Për të nënshkruar marrëveshjen institucionale ishte i pranishëm në Elbasan vetë kreu i ILD Artur Metani i cili në deklaratën e tij e vuri theksin te rëndësia që ka informacioni për rolet e institucioneve pas reformës në drejtësi.
Sinkron: Artur Metani- Kreu i ILD
Entuziast për nënshkrimin e marrëveshjes u shpreh edhe Rektori i universitetit të Elbasanit Skënder Topi, i cili tha se kjo risi do ti shërbejë drejtpërsëdrejti studentëve të drejtësisë në Elbasan.
Sinkron: Skënder Topi- Rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”
Në përfundim të takimit zyrtar kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një leksion të hapur me studentët e juridikut në Elbasan, teksa mirëpriti pyetje nga këta të fundit.