E trishtë! Po priste dru, por e zë pema poshtë, humb jetën 42-vjeçari në Berat
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.