Video / Kryegjyshi Boteror Bektashian Dede Edmond Brahimaj, feston 65-vjetorin e ditelindjes
KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, DEDE EDMOND BRAHIMAJ, FESTON 65-VJETORIN E DITËLINDJES. BASHKIA E LIBRAZHDIT I JEP TITULLIN: ‘QYTATAR NDERI I LIBRAZHDIT’.
Kryegjyshit Botëror Bektashian, titulli i dorëzohet, nga Kryetari i Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha-
Në Odeonit të Selisë së Shenjtë Bektashiane në Tiranë, u zhvillua një ceremoni, për 65-vjetorin e ditëlindjes së Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ndërsa dorëzimi në këtë ceremoni, i titullit “Qytetar Nderi i Bashkisë Librazhd”, nga Kryebashkiaku Mariglen Disha dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Librazhd, Mitat Biçaku, ishte një surprizë jo vetëm për Kryegjyshin, por për gjithë të pranishmit BABA DEDE EDMOND BRAHIMAJT ne fjalën e tij tha
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, mëshirëbërësit! Të nderuar të pranishëm, myhibë, besimtarë, dashamirës, të ftuar e klerikë vëllezër të mijë, Jam i nderuar e privilegjuar që me pjesëmarrjen tuaj e keni bërë këtë ditë të 65-vjetorit të ditëlindjes më të veçantë e domethënëse me praninë tuaj. Në thelb, nuk është me rëndësi çfarë ne kemi në jetë materialisht, por cilët janë ata që vërtetë kanë rëndësi për ne, e lënë gjurmë në jetën tonë