Familjarë dhe kolegë i japin sot lamtumirën 28-vjeçarit efektiv i “Shqiponjave”
Përcillet për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.
Në hollin e teatrit ‘Bylis’ në Fier është vendosur arkivoli i efektivit të policisë, ku u kryen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Më pas 28-vjeçari do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Baltëz.
Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra mesditën e së hënës, pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mërnica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasje është në arrati.
Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.