19-vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë në Gramsh
Gramsh
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, kapet në flagrancë në banesën që kishte hyrë për të vjedhur, një 19-vjeçar.
Sekuestrohen një orë floriri dhe 4 varëse që ky shtetas kishte vjedhur në këtë banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në fshatin Bresnik, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi E. L. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 19 vjeç, banues në fshatin Bresnik, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝�🙍️
#denonconë112📞 ✅