19-vjeçari gjendet i vdekur në banesën ku jetonte me qira në Elbasan
Elbasan/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. T., 19 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.