📍Një praktikë e vjetër por shumë e mirë Sektori i Shkencës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 👫“A.Hoxha”, grupi i ambientalistëve organizoi sot një veprimtari praktike sa të vjetër po aq edhe përfituese për pëmët e mbjella 🌲🌳🌲në lulishten “A.Gramshi” .
📍Një praktikë e vjetër por shumë e mirë
Sektori i Shkencës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 👫“A.Hoxha”, grupi i ambientalistëve organizoi sot një veprimtari praktike sa të vjetër po aq edhe përfituese për pëmët e mbjella 🌲🌳🌲në lulishten “A.Gramshi” .
Në këtë funddimër kur pranvera është duke trokitur lehtë-lehtë , fëmijët të veshur me bluza të bardha të mbushura me dedikime për ruajtjen , përfitimet që ne , njerëzit kemi prej tyre , me kova të mbushura me gelqere të përzierë me kripë guri , lyen të gjitha drurët e lulishtes duke e ndriçuar mjedisin përreth nga drurët që rrezëllinin bardhësi . 🌲🌳
Ky grup ka planifikuar ta rivendosë këtë praktikë të mëparshme ku rregullisht baza e trungjeve të pemëve lyhej me të bardhë .
Por a i dini përfitimet nga një lyerje e tillë me gëlqere e kripë?
– antiseptike
– antifungale
– pa erë
– joalergjike
– ndihmon bimën të marrë frymë lirisht
– eleminon larvat e mushkonjave
– djegiet nga dielli
– lëndimet nga ngrica
Faleminderit prindërve që i mbështesin fëmijët e tyre në veprimtari të tilla praktike në ndihmë të komunitetit .